“Jam i bindur që do të dalim nga ky moment i errët”, përfundonte letra ku drejtuesi i kompanisë Evergrande, nga më të mëdhatë e Kinës, inkurajonte më shumë se 200 mijë punëtorët që ende presin rrogat e tyre, bashkë me mijëra furnitorë dhe nënkontraktorë të tjerë.
Por vështirësitë e kompanisë që shtrin interesat e saj nga ndërtimi i qyteteve të tëra dhe i pjesë të infrastrukturës së vendit aziatik, deri te fusha si turizmi, sigurimet shoqërore, shëndetësia, madje edhe tek industria e automjeteve.
Një “kolos” që ka të ardhura të përafërta me 2% të GDP-së kineze, me degë në 280 qytete, por që në kohët e fundit po gjen vështirësi të mëdha për të gjetur likuiditetin e nevojshëm për të paguar rroga dhe furnitorë, me borxhe që kalojnë 300 miliardë dollarët.
Evergrande, nga kompanitë më të mëdha të Kinës, ndodhet në një krizë financiare që mund të ketë pasoja mbi ekonominë Një “kolos” që ka mbi 300 miliardë dollarë asete, i përafërt me 2% të GDP-së kineze, me degë në 280 qytete, por që në kohët e fundit po gjen vështirësi të mëdha për të gjetur likuiditetin e nevojshëm Interesat e saj shkojnë nga ndërtimi i qyteteve të tëra dhe i pjesë të infrastrukturës së vendit aziatik, deri te fusha si turizmi, sigurimet shoqërore, shëndetësia, madje edhe tek industria e automjeteve “Jam i bindur që do të dalim nga ky moment i errët”, përfundonte letra ku drejtuesi i kompanisë Evergrande inkurajonte më shumë se 200 mijë punëtorët që ende presin rrogat e tyre Sipas analistëve të shqetësuar, problemet filluan me vendimin e qeverisë kineze për të ndalur borxhet e mëdha që firmat private kishin ndaj vetë shtetit dhe bankave, për të marrë masa shtrënguese Evergrande nuk gjen më para për të përfunduar kantieret e saj, dhe si pasojë për të pasur likuiditetin e duhur për të shlyer borxhet Kriza e Evergrande sipas disa analistë mund të marrë dimensionet e krizës financiare të vitit 2008 në Shtetet e Bashkuara, që nisi pikërisht një ditë kur kompania Lehman Brothers u gjet pa likuiditetin e duhur Analistët deklarojnë që gjithsesi dimensionet e ekonomisë kineze dhe mekanizmat shtetërorë janë shumë të ndryshëm në Kinën e vitit 2021, dhe me pak gjasa kriza do të përkthehet në krizë globale
Sipas analistëve të shqetësuar, problemet filluan me vendimin e qeverisë kineze për të ndalur borxhet e mëdha që firmat private kishin ndaj vetë shtetit dhe bankave, për të marrë masa shtrënguese. Evergrande nuk gjen më para për të përfunduar kantieret e saj, dhe si pasojë për të pasur likuiditetin e duhur për të shlyer borxhet.
Kriza e Evergrande sipas disa prej tyre, mund të marrë dimensionet e krizës financiare të vitit 2008 në Shtetet e Bashkuara, që nisi pikërisht një ditë kur kompania Lehman Brothers u gjet pa likuiditetin e duhur në arkat e tyre, dhe u detyrua të falimentojë.
Analistë të tjerë deklarojnë që gjithsesi dimensione te ekonomisë kineze dhe mekanizmat shtetërorë janë shumë të ndryshëm në Kinën e vitit 2021, dhe me pak gjasa kriza do të përkthehet në krizën globale të 2008, edhe pse disa sektorë mund të vuajnë më shumë. (A2 Televizion)