
“Rënia me 13% e investimeve të huaja ose në vlerën 140 mijë euro është e shkaktuar nga pandemia dhe ishte e pritshme”. Kështu u shpreh në A2 Business drejtorja e investimeve AIDA Mileva Meksi. Sipas saj indikator nuk është vetëm fluksi i investimeve por edhe stoku i investimeve.
“Rënie 13% të investimeve të huaja ose në vlerë 140 mijë euro është e shkaktuar nga pandemia dhe ishte e pritshme. Pritej që vende me ekonomi të vogla si Shqipëria të kishin rënie deri 20 %. Rënia prej 13% ishte e pritshme. Indikatori nuk është vetëm fluksi por edhe stoku i investimeve: Gjatë 2019-2020 kemi rritje në 8.3 %. Është përgjegjshmëri më vete që të mbash një investitor në vend, kemi shembuj që janë larguar sikurse edhe kanë qëndruar”.
Meksi thekson se për investimet e huaja nuk mund të flitet vit vit pas një viti, por për një periudhë 3-5 vjeçare.
“Ajo që mund t’ju them është që për investimet e huaj nuk flitet një vit pas një viti, por janë trendet e tyre si ulen dhe ngrihen. Nga 2010 deri më sot trendet i kemi në periudhat 3-5 vjeçare nga mbrapa kanë politika që qeveritë i vënë në dispozicion të sektorëve të caktuar”.
Duke qenë se Shqipëria renditet ndër vendet ku kompanitë e huaja do të donin të rrinin më pak se në vende të tjera, Meksi shprehet se ka disa indikatorë. Sipas saj raporti është 33% të investitorëve janë të pakënaqur, kurse 34% të kënaqur.
“Një ndër indikatorët e raportit të është edhe si veprojnë agjencitë homologe në rajon në promovimin e investimeve. Ka disa indikatorë, i pari është politikëbërja dhe mirë apo keqqeverisja dhe ka disa nën indikatorë si barra fiskale, investitori, infrastruktura dhe të tjera. Në 33% të investitorëve që kanë shprehur pakënaqësi për të realizuar investimin e tyre, kemi edhe 34 % që janë shprehur të kënaqur, ku 71% e tyre shohin perspektivë të këtij tregu”. (A2 Televizion)