
Rritet ndjeshëm numri i lejeve të ndërtimit dhe sipërfaqja e re për ndërtim. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në tremujorin e parë të këtij viti, janë miratuar gjithsej nga bashkitë 251 leje ndërtimi për ndërtesa të reja nga 184 leje të miratuara në tremujorin e parë të vitit të kaluar.
Pra në harkun kohor të në viti, numri i lejeve të ndërtimit është rritur me 36.4 %. Tirana kryeson listën e bashkive që kanë dhënë më shumë leje me një total prej 74 të tilla ose 28.6 për qind e totalit.
Krahas numrit të lejeve, rritje të ndjeshme ka pësuar edhe sipërfaqja e re e ndërtimit. INSTAT vlerëson se në tremujorin e parë të këtij viti, sipërfaqja e re u rrit me 80% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.
Shifrat e mësipërme tregojnë se ndërtimi do të mbetet një ndër sektorët më dinamikë të ekonomisë dhe ku do të mbështet edhe rritja ekonomike këtë vit, siç ka paralajmëruar më herët edhe qeveria. (A2 Televizion)