
Eliminimi nga turi i dytë i Europa League nga sllovakët e Slovan Bratislavës i ka kushtuar trajnerit të Feronikelit, Zekerie Ramadani.
Presidenti Naser Ramaj vendosi të largojë nga detyra e trajnerin 41 vjeçar nga Shkupi edhe pse sezonin e kaluar fitoi të dy trofetë me skuadrën nga Drenasi, kampionatin dhe Digitalb Kupën e Kosovës
Klubi ka falenderuar trajnerin për punën e bërë dhe i ka uruar suksese në vazhdimin e karrierës. (A2 Televizion)