
Pak ditë pas publikimit të dokumenteve amerikane, të klasifikuara si sekrete, është ndezur debati për dëmin e madh të shkaktuar për shkak të përmbajtjes mjaft delikate.
Sipas mediave amerikane këto dokumente përmbajnë të dhëna për furnizimet me armë të Ukrainës e po ashtu për forcën e trupave ukrainase dhe pozicionet e tyre.
Sipas raportimeve të "New York Times" aty ka gjithashtu të dhëna për planet e NATO-s dhe mbështetjen që SHBA do t’i ofrojë Kievit gjatë një ofensive të mundshme kundër Rusisë në pranverë.
Ndërsa sipas "Washington Post" krahas informacioneve për Ukrainën janë publikuar edhe analiza sekrete për vende të tjera, si Kina dhe Izraeli.
Dokumentet japin detaje se si i mbledhin informatat shërbimet sekrete amerikane dhe tek cilat burime bazohen. Sipas ekspertëve ky vështrim brenda praktikës së punës të shërbimeve sekrete amerikane mund të jetë shumë i vlefshëm për Kinën dhe Rusinë.
Moska mund të kuptojë, se sa i infiltruar është aparati i saj i sigurisë nga spiunët amerikanë dhe të mbyllë pikat e dobëta.
Një ish-funksionar i shërbimeve sekrete amerikane e ka cilësuar këtë si nja makth. E paqartë është nëse të gjitha dokumentet janë të vërteta.
Përfaqësues të qeverisë amerikanë kanë konfirmuar parimisht vërtetësinë e dokumenteve, sipas CNN.
Por "Washington Post" raporton po mbi bazën e burimeve nga qarqet qeveritare, se të paktën disa dokumente janë të manipuluara.
Po ashtu e paqartë është, se kush fshihet pas publikimeve. Kremlini ka mohuar akuzat se qëndrim pas rrjedhjes së informacioneve, duke denoncuar atë qe e quan tendencë e përgjithshme për të fajësuar Rusinë për çdo gjë. (A2 Televizion)