Publikimi i listës së pagave, Zhilla: Mund të kemi të bëjmë me një organizatë të strukturuar

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2021, 20:54 | Aktualitet
Publikimi i listës së pagave, Zhilla: Mund të kemi të

Analisti Fabian Zhilla komentoi në Debat në A2 CNN çështjen e rrjedhjes së të dhënave personale të mijëra punonjësve në shtet dhe privat që po qarkullon së fundmi në rrjetet e komunikimit.

Për Zhillën, duke qenë se mendohet se databaza është e copëzuar, montuar dhe më pas publikuar, mund të kemi të bëjmë me një organizatë të strukturuar që duhet të hetohet nga SPAK.

“Sado i copëzuar të jetë ky databaze sipas asaj që thotë Ministria e Financave, aty ka të dhëna zyrtare dhe këto kalojnë kufirin e të dhënave personale. Pra kemi një ekspozim ose masat parandaluese për të mbrojtur të dhënat mundet të jenë në kufirin e nivelit të sigurisë kombëtare. Kemi disa faza marrjen e të dhënave, montimin dhe shpërndarjen e tyre. Mendoj që jemi para një vepre penale që bazohet në një formë të posaçme bashkëpunimi. Pra që do të thotë mund të jemi përballë një vepre penale që mund të lidhet me një organizatë të strukturuar që mund të hetohet nga SPAK. Këto të dhëna mund të përdoren për të shantazhuar, të cilat mund të përbëjnë probleme që nuk mund të ngelen në juridiksionin e Prokurorisë së Tiranës”, përfundoi Zhilla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos