Publikohen çmimet e reja të karburanteve

Nga A2 CNN
27 Maj 2022, 12:44 | Aktualitet
Publikohen çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve, pas mbledhjes së ditës së sotme.

Çmimi i naftës me pakicë do të jetë 239 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 227lekë/litër.

Çmimi i benzinës me pakicë do të jetë 237 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër.

Çmimi i gazit me pakicë do të jetë 90 lekë/litri, ndërsa dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot datë 27 Maj 2022 ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos