Publikohen formacionet zyrtare. Reja “freskon” sulmin, debuton Bajrami

Nga A2 CNN
5 Shtator 2021, 17:00 | Futboll
Publikohen formacionet zyrtare. Reja “freskon” sulmin, debuton

Është publikuar formacioni zyrtar i Shqipërisë për ndeshjen ndaj Hungarisë, që do të nisë në orën 18:00.

Trajneri i kombëtares sonë, Edi Reja, në mungesë të Hysajt, Bares dhe Manajt, të cilët mungojnë për shkak se janë të skualifikuar, ka vendosur që të aktivizojë Dokën, Bajramin dhe Uzunin.

Ndërkohë, edhe Cikalleshi do të ulet në stol për shkak të një dëmtimi të vogël. Në vendin e tij do të luajë Balaj.

Formacioni: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Doka, Trashi, Abrashi, Gjasula, Bajrami, Uzuni dhe Balaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos