
Një i burgosur në burgun e Drenovës ka tentuar të vetëvritet, duke bërë çarçafin si litar për t’u varur. Ka qenë një punonjës policie që e ka pikasur të burgosurin Ymer Jupi, i cili sipas informacioneve ka qenë në dhomën e izolimit.
Dyshohet se 40-vjeçari vuan nga shëndeti mendor, ndërsa burime konfirmojnë se ai është dënuar për veprën penale të “vrasje e mbetur në tentativë”, ndërkohë që ka qenë i dënuar edhe për trafik të lëndëve narkotike.
Jupi ka marrë mjekimin pranë spitalit të burgut, ndërsa ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Nuk dihen shkaqet që e shtynë 40-vjeçarin drejt këtij akti. (A2 Televizion)