Vrasja pranë gjykatës, policia arreston edhe ish-bashkëshorten e viktimës

Nga A2 CNN
4 Qershor 2021, 22:32 | Kronikë
Vrasja pranë gjykatës, policia arreston edhe ish-bashkëshorten e

Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e vajzës së Mexhit Picarit, i cili vrau sot ish-dhëndrin e tij, Kudret Saliaj.

Blutë theksojnë se 33-vjeçarja Dhurata Saliaj akuzohet si bashkëpunëtore në vrasjen e Saliajt: “Vihet në pranga bashkëpunëtorja e autorit të vrasjes së shtetasit K. S. dhe të plagosjes së shtetasit A. C”.

https://a2news.com/2021/06/04/divorci-i-pergjakur-vjehrri-ekzekuton-ish-dhendrin-dhe-plagos-avokatin/

Më tej, në njoftimin e policisë lexohet: “Shtetasi M. P., 53 vjeç, i arrestuar po sot nga Policia, dyshohet se në bashkëpunim me shtetasen DH. S, ( vajzën e tij) janë autorë e ngjarjes se ndodhur, ku mbeti  i vrarë me armë zjarri shtetasi K. S. (ish-bashkëshorti i shtetases Dh.S) dhe si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, ”Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e kryer në bashkëpunim, ”Vrasja në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

https://a2news.com/2021/06/04/ka-ushtruar-dhune-te-femijet-dhe-vjehrra-vajza-e-autorit-te-vrasjes-ne-tirane-ishte-denuar-me-2-vite-burg/

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos