Publikohen vendimet e qeverisë, ndryshime të reja në kabinet

Nga A2 CNN
26 Tetor 2022, 19:13 | Politikë
Publikohen vendimet e qeverisë, ndryshime të reja në kabinet

Janë publikuar ditën e sotme vendimet e fundit të marra në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave.

Mes vendimeve, vihet re dhe emërimin në detyrën e zv/ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i Arian Jaupllarit.

Jaupllari do të zëvendësojë në këtë detyrë Ermira Gjeçi, e cila po ashtu u lirua nga posti në mbledhjen e fundit të kabinetit.

Arian Jaupllarari ka mbajtur më herët postin e kreut të Urdhrit të Farmacistëve si dhe ka qenë kandidat i PS për deputet në qarkun e Korçës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos