Publikohet videoja e eurove të sekuestruara në portin e Durrësit

Nga A2 CNN
13 Qershor 2020, 21:44 | Kronikë
Publikohet videoja e eurove të sekuestruara në portin e Durrësit

Policia e Shtetit ka publikuar videon e eurove të sekuestruara në një kamion që kishte hyrë nga Italia në Portin e Durrësit.

Sipas uniformave blu, sasia e eurove u sekuestrua në mjetin kamion tip “Renault” që drejtohej nga 56 vjeçari Andon Thanasi, i cili u arrestua në kushtet e flagrancës.

Pas verifikimeve rezultoi se sasia e eurove të gjetura të fshehura në kamion ishin 498.850 ndonëse burimet raportuan më herët për një më shumë. Policia bën me dije se i gjithë procesi i numërimit të eurove është filmuar me kamera.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos