
Sipas forcave të rendit, gjatë mbylljes së procesit të votimit në momentin e mbërritjes në QV nr. 0399, një punonjës i policisë është plagosur me një thikë.
Efektivi është dërguar për mjekim në spitalin e Pukës, ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Autoritetet kanë identifikuar autorin e dyshuar si shtetasin 32-vjeçar M.Ll,. banues në fshatin Qafë Mali, i cili i ka shpëtuar arrestimit dhe po kërkohet intensivisht. (A2 Televizion)