
Një tjetër rast i fotografimit të votës është denoncuar në Vlorë. Një person që është përpjekur të kryejë këtë veprim në një qendër votimi në qytetin bregdetar, është kapur.
Pjesëtarët e Partisë Demokratike në komision e kanë ndaluar dhe kanë thërritur Policinë, për të kryer veprimet e mëtejshme.
Në total, pjesëmarrja e zgjedhësve në Vlorë deri në orën 14:00 është 28,6%. (A2 Televizion)