
Qyteti i Shkodrës është tronditur nga një shpërthim pak pas mesnate që dyshohet të jetë shkaktuar nga një sasi lënde eksplozive.
Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur në hyrje të dyqanit “Elektrotek” që administrohet nga shtetasi Gj.M, në në lagjen "Vojo Kushi".
Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme material, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes. (A2 Televizion)