“Pusho shqip” edhe në dimër

Nga A2 CNN
6 Tetor 2020, 12:14 | Aktualitet
“Pusho shqip” edhe në dimër

Me moton “Të ecim shtigjeve të Dardanisë ”, në Ditën Botërore të Turizmit është bërë hapja e sezonit turistik vjeshtë - dimër në Kosovë.

Nga Brodi i Dragashit, përfaqësues të turizmit nga Kosova e Shqipëria kanë bërë thirrje për vazhdim të fushatës “ Pusho Shqip ”, meqë sipas tyre kështu do të zhvillohet ekonomia dhe do të punësohen qytetarët e të dy vendeve.

Për ministrin shqiptar të Turizmit, nëse shqiptarët bëhen bashkë, bëhen shumë të fortë edhe në fushën e turizmit, duke bërë thirrje që biznesmenë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, të mos shohin kufijtë, por mënyrat e bashkëpunimit për të forcuar turizmin dhe ekonominë.

Ndërsa për kryetarin e bashkisë së Vlorës, tani është radha që shqiptarët të priten nga shqiptarët matanë bjeshkëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos