Pushohet nga puna infermierja që u shtir se vaksinoi të moshuarën

Nga A2 CNN
29 Janar 2021, 16:13 | Bota
Pushohet nga puna infermierja që u shtir se vaksinoi të moshuarën

Një infermiere braziliane u pushua nga puna pasi simuloi vaksinimin e një gruaje 97-vjeçare kundër Covid-19 në një qendër vaksinimi në Maceio , kryeqyteti i shtetit të Alagoas.

Kujdestarja e së moshuarës filmoi mungesën e vaksinimit me celularin e saj dhe ua dërgoi videon të afërmve të zonjës së moshuar, të cilët kuptuan se infermierja futi gjilpërën pa injektuar vaksinën.

Videoja iu tregua menaxherit të vaksinimit të komunës së Maceio, i cili e pushoi në vend infermieren dhe ia dërgoi dokumentacionin video prokurorit, i cili hapi një hetim për mashtrim.

 Zonja e moshuar përfundimisht mori vaksinën nga një infermiere tjetër, ndërsa çështja përfundoi në mediat kombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos