
Drejtuesi shqiptar i një autobusi është në telashe serioze pasi autoritetet në portin e Barit e ndaluan ndërsa transportonte 500 litra rakinë, të cilat i kishte fshehur në mjetin që ai drejtonte.
Sipas raportimit të Agjencisë së Doganave të Barit, rakia e sekuestruar ishte me përqindje të lartë alkooli, e distiluar në mënyrë artizanale në Shqipëri dhe që nuk kishte asnjë dokument për transportimin e saj.
Pija alkoolike tradicionale shqiptare, e ngjashme me Grapën në Itali, u gjet e fshehur në autobus, në një ndarje të dyfishtë për bagazhet, brenda 85 bidonave plastikë.
Tashmë, shoferi i autobusit është gjobitur dhe ndaj tij është hapur një proces për kontrabandë dhe transport të paautorizuar të mallrave që paguhet akcizë. (A2 Televizion)