
Ukraina ka zhvendosur festën e saj zyrtare të Krishtlindjes në 25 dhjetor, përkundër Kishës ortodokse ruse, e cila e feston atë më 7 janar.
Projektligji i nënshkruar nga presidenti Volodymyr Zelenskiy të premten thekson përçarjen e thelluar midis kishave në Kiev dhe Moskë që nga pushtimi i Rusisë ndaj fqinjit të saj properëndimor.
"Lufta e pamëshirshme dhe e suksesshme për identitetin e tyre kontribuon në dëshirën e çdo ukrainasi për të jetuar jetën e tij me traditat dhe festat e veta”, thuhet në një shënim shpjegues për projektligjin në faqen e internetit të parlamentit.
Qëllimi i ligjit është “braktisja e trashëgimisë ruse të imponimit të festimeve të Krishtlindjeve më 7 janar".
Kisha ka kremtuar tradicionalisht Krishtlindjet më 7 janar, në të njëjtën kohë me patriarkinë e Moskës, e cila ka dhënë bekimin e saj për sulmin e Putinit ndaj Ukrainës. Patriarku Kirill, kreu i kishës ortodokse ruse, është një mbështetës i shquar i Putinit dhe ka thënë se ushtarët rusë që vriten do të pastrohen nga të gjitha mëkatet e tyre. Vitin e kaluar, kisha ortodokse e Ukrainës lejoi besimtarët të festonin Krishtlindjet më 25 dhjetor. (A2 Televizion)