
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin gjatë një interviste të publikuar të enjten nga TV Mir foli për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Presidenti Putin u shpreh në këtë intervistë se marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA janë duke u përkeqësuar dhe kjo për shkak të dhjetëra sanksioneve të vendosura nga administrata amerikane.
Komentet e Putin vijnë përpara samitit të G20 që do të mbahet këtë muaj në Japoni dhe ku pritet të takohet dhe me homologun amerikan, Donald Trump. (A2 Televizion)