Viktima dhe të humbur nga përmbytjet në jug të Kinës

Nga A2 CNN
12 Qershor 2019, 12:15 | Bota

19 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë shpallur të humbur, si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë jugun e Kinës.

Rajoni më i goditur nga përmbytjet është ai i Guangxi që ndodhet pranë kufirit me Vietnamit, ku ujërat kanë depërtuar në 6 qytete dhe mbi 570 mijë persona janë prekur.

Qindra shtëpi janë shembur dhe dëmet në të mbjella janë shumë të mëdha.

Autoritetet njoftojnë se situata është ende alarmante për shkak të reshjeve që pritet të intensifikohen në ditën e ardhshme.

Probleme nga përmbytjet janë shënuar dhe në provincën Guangond, ku 7 persona kanë vdekur dhe dhjetëra akse rrugore janë të pakalueshme ose të dëmtuara rëndë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos