Brexit pa marrëveshje, KE publikon strategjinë

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2018, 15:12 | Bota
Brexit pa marrëveshje, KE publikon strategjinë

Komisioni Europian ka nisur përgatitjet për një Brexit pa marrëveshje, në rastin se Britania e Madhe nuk do të miratojë ujdinë e dakordësuar me BE.

Brukseli njoftoi masat e përkohshme që do të ndërmarrë për të reduktuar impaktin në sektorë kyçë, por sqaroi se ato nuk do të mund të adresojnë të gjitha problemet.

14 masat e komisionit mbulojnë legjislacionin lidhur me 8 sektorë kyçë, të tilla si transporti rrugorë, doganat dhe operimin e fluturimeve mes Britanisë së Madhe dhe BE.

Edhe kabineti britanik nisi përgatitjet për një Brexit pa marrëveshje. Qeveria u dërgoi letër udhëzuese 140 mijë bizneseve, po për këto të fundit ideja se një skenar i tillë do të mund të menaxhohet nuk është i besueshëm.

Në një deklaratë, grupi i bizneseve në Britani u shpreh i tmerruar nga mundësia e një divorci pa ujdi, dhe paralajmëruan se nuk janë gati për diçka të tillë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos