
Disa pyetje është më mirë të mos i bësh. Por Presidenti amerikan Donald Trump nuk shquhet për shumë takt, dhe këtë herë rrezikoi të shkatërrojë një prej fantazive më të ëmbla të fëmijërisë, atë të babagjyshit.
Në prag të Krishtlindjeve, numri një i Uashingtonit dhe zonja e parë ju përgjigjën telefonatave të disa fëmijëve amerikanë, të cilët shpresonin të lidheshin me agjencinë shtetërore Norad, e cila gjurmon lëvizjet e Santa Clausit rreth botës.
Por disa prej tyre kaluan në linjë më kreun e Shtëpisë së Bardhë “A beson ende tek babagjyshi?”, e pyeti Trump njëri prej fëmijëve. Videoja e incidentit ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.
“Përshëndetje, flas me Koleman. Gëzuar Krishtlindjet, sa vjeç je ti? A shkon mirë më mësime, ende beson tek babagjyshi? Pasi në moshën 7-vjeçari ai është i padobishëm, apo jo?’ Përgjigja e vogëlushit nuk është qartë. Pjesa tjetër e telefonatave u zhvillua pa incidente, me urime të ngrohta si nga presidenti, ashtu edhe nga zonja e parë. (A2 Televizion)