
Një nënë nga Cërriku ka përfunduar në dyert e Komisariatit, për të denoncuar zhdukjen e djalit të saj.
54-vjeçarja S. E., banuese në Cërrik, që prej datës 28 janar të 2023 nuk ka asnjë kontakt me djalin e saj, 25-vjeçar.
Ky i fundit, prej 2 vitesh jetonte dhe punonte në Tiranë. Nëna është paraqitur në Komisariat ditën e djeshme rreth osë 11:00, e ndërsa nuk ka asnjë pistë mbi zhdukjen e djalit të saj.
Policia njofton se ka nisur kërkimet për gjetjen e të riut.
“Ditën e djeshme, rreth orës 11:00, në ambientet e Komisariatit të Policisë Cërrik, ka bërë kallëzim shtetasja S. E., 54 vjeçe, banuese në Cërrik, se që prej datës 28.01.2023, ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin S. E., 25 vjeç, i cili prej 2 vjetësh jetonte dhe punonte në Tiranë. Vijon puna për gjetjen e shtetasit S. E”. (A2 Televizion)