Riaktivizohet vatra e zjarrit në Arëz

Nga A2 CNN
22 Gusht 2023, 10:14 | Aktualitet
Riaktivizohet vatra e zjarrit në Arëz

Zjarri në Arëz, në kufi me Greqinë është riaktizuar sërish në mesnatë ndërkohë që herët në mëngjes janë nisur përsëri drejt tij shërbimi zjarrfikës, policia e rendit, policia kufitare, shërbimi pyjor, shërbimi i emergjencave civile dhe administratori i zonës.

Sipas shefit të sektorit zjarrfikës në Kolonjë Vladimir Dhespollari zjarri ka nisur para 3 ditësh, ndërkohë që ditën e djeshme është vënë në izolim dhe fikur.

Era e fortë ka riaktivizuar e njëherë flakët mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që në këto momente zjarri është vendosur në kontroll, është vënë në izolim dhe po merren masa për mospërhapjen e vatrës së zjarrit.

Nga dyshimet e para mendohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga dora e njeriut, por pritet konkluzioni nga ana e Policisë së Shtetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos