Qëllohen rezidencat civile, qytetarët ukrainas: Korridoret humanitare i shërbejnë Rusisë

Nga A2 CNN
4 Mars 2022, 08:09 | Aktualitet
Qëllohen rezidencat civile, qytetarët ukrainas: Korridoret humanitare

A2 CNN është e vetmja media shqiptare që ka hyrë në terrenin e luftës në Ukrainë. Nga Lvivi ku ndodhet prej ditësh, gazetari i A2 CNN, Jul Kasapi, raportoi në “Dita jonë” se po qëllohen rezidencat civile edhe pse ka marrëveshje gjatë ditës së djeshme për korridoret humanitare.

Shumica e qytetarëve mendojnë që kjo do të jetë në favor të ushtrisë së Putin dhe do ta bëjë më të thjeshtë pushtimin dhe hyrjen e trupave ruse.

Vetë qytetarët e thjeshtë janë pjesë e rezistencës që nuk lejojnë ushtrinë ruse të përparojë.

Presidenti Zelensky është figura kryesore e rezistencës dhe dje ka rritur besueshmërinë e tij për të ndaluar këtë luftë dhe guximin e tij për të qenë përballë Rusisë.

Putin mendon që kemi të bëjmë me vitet ‘90 ku çdokush mund të shohë TV shtetëror, por qytetarët marrin informacione përmes rrjeteve sociale.

Shumica e rusëve i kanë informacionet që nuk janë ukrainasit që bombardojnë.

Qytetarët e Ukrainës presim më shumë nga qytetarët rusë për t’u ngritur dhe për të ndaluar këtë luftë.

Grupet e vullnetarëve ndodhen në çdo godinë të qytetit Lviv, ka edhe mjaft qytetarë që ndihmojnë jo vetëm duke iu bashkuar ushtrisë së Ukrainës, por edhe duke ndihmuar me medikamente dhe çdo gjë tjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos