Qëllohet me armë drejt një banese në Tiranë

Nga A2 CNN
26 Mars 2023, 10:04 | Kronikë
Qëllohet me armë drejt një banese në Tiranë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në drejtim të një banese në zonën e Lundrës në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake është qëlluar me armë kati i tretë i banesës së shtetasit D.Balla, në fasadën e së cilës janë gjetur dhe shenjat e plumbit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e këtij sulmi.

Nga të shtënat nuk raportohen të lënduar, ndërkohë që autori është ende i paidentifikuar. Policia po mbledh informacion dhe kamerat e rrugës për identifikimin dhe kapjen e personit që qëlloi me armë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos