Të shtëna me armë në qendër të Shkodrës

Nga A2 CNN
13 Qershor 2020, 22:06 | Kronikë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Shkodrës.

Informacione pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se ka qenë një sherr mes të rinjsh, të cilët kanë shtënë me armë. Fatmirësisht nuk raportohen të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në një kohë që ka pasur shumë kalimtarë në rrugën nga poliklinika në drejtim të qendrës së qytetit.

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë, ku deri në këto momente kanë shoqëruar një nga personat e përfshirë në ngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos