Një 18-vjeçar është qëlluar me armë gjahu në fytyrë nga shoku i tij i dhomës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në “Merkezefendi” të Denizlit, ndërsa në pranga ka rënë autori, i cili para oficerëve të policisë është shprehur se, arma është shkrepur pa dashje teksa po bënin shkak me njëri-tjetrin.
Në vendngjarje ka shkuar një ekip shëndetësor dhe policor pas raportimit se një person është plagosur me pushkë në katin e katërt të një banese në lagjen “Akkonak”.
18-vjeçari Emre Acar, u dërgua menjëherë në spitalin rajonal për marrjen e ndihmës mjekësore, por fatkeqësisht ai nuk mund t’i mbijetonte dot plagëve të rënda.
Ndërkohë, shoku i dhomës së viktimës pas marrjes në pyetje është dërguar në paraburgim, ndërsa ndaj tij rëndon akuza e “vrasjes nga pakujdesia”. (A2 Televizion)

