
Në pamje të parë, qendra pritëse e azilantëve në Babrru duket se është një godinë e cila ka kapacitetet e duhura për të pritur qytetarë nga kombësi të ndryshme.
Media nuk është lejuar asnjëherë të hyjë në brendësi, por kjo ka shkaqet e saj. Qendra në Babrru jo vetëm që nuk përmbush standartet e një godine pritjeje të azilantëve, por as ato higjieno-sanitare.
Pamjet tregojnë se si në dhoma nuk ka krevatë e sikur mos të mjaftonin këto, nuk ka as dyer. Tualetet përdoren nga 8 persona, ndërsa në brendësi të kësaj qendre jetojnë dhe familjarë së bashku me fëmijët e tyre.
Të njëjtën gjë thanë për A2 dhe azilantët që jetojnë në brendësi të qendrës.
Nga viti 2015 deri në vitin 2019, në vendin tonë kanë mbërritur 11 886 persona, ku 6 677 prej tyre kanë kërkuar azil në Shqipëri. (A2 Televizion)