Qëndruan disa orë në temperatura 38 gradë, humbin jetën 13 persona nga i nxehti në Indi

Nga A2 CNN
16 Prill 2023, 22:17 | Bota
Qëndruan disa orë në temperatura 38 gradë, humbin jetën

13 persona që morën pjesë në një aktivitet në natyrë të zhvilluar në shtetin Maharashtra të Indisë, humbën jetën pas problemeve shëndetësore të shkaktuara nga vapa ekstreme.

Në qytetin Navi Mumbai, në shtetin Maharashtra të Indisë, ku u zhvillua aktiviteti, temperaturat arritën deri në 38 gradë Celsius, duke sjellë humbje jete.

Qindra njerëz morën pjesë në aktivitetin që filloi rreth orës 11.30 me orën lokale dhe zgjati deri në orën 13.00. Në të ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm Amit Shah, i cili u dha një çmim autoriteteve lokale për shërbimet e tyre, pjesëmarrësve u ra të fikët nga etja dhe moti i nxehtë.

Në deklaratën e autoriteteve thuhet se të paktën 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e problemeve shëndetësore të shkaktuara nga vapa ekstreme.

Qeveria do të ofrojë mbështetje financiare për familjet e pjesëmarrësve që humbën jetën për shkak të qëndrimit me orë të tëra nën diell. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos