“Qengjat për kokainë e birrat për hashash”, kodet e shqiptarëve për trafikun e drogës në Greqi

Nga A2 CNN
5 Gusht 2019, 12:54 | Kronikë

Një rrjet kriminal, i përbërë nga shqiptarë, që merrej me trafikun e drogës, u shkatërrua në Lamia të Greqisë, ku u arrestuan 7 anëtarët e saj, ndërsa 4 të tjerë janë në kërkim, gjithashtu u sekuestrua një sasi e konsiderueshme droge.

Siç njoftojnë mediat lokale, në pranga ra një 43-vjeçar nga Shqipëria, i cili ishte edhe shefi i këtij grupi, ndërsa janë zbuluar edhe kodet, me të cilat komunikonin anëtarët e rrjetit.

Kështu, nëse në bisedat e tyre telefonike përmendej ndonjë vizitë për kafe, ajo ishte një marrëveshje droge, ndërsa “zezakët” ose “miqtë” ishin policët.

Kur policia iu shkatërronte plantacionet e kanabisit, ata e cilësonin si një “aksident”, ose “kurë”. Ata e kodonin kokainën me fjalët “pllaka të bardha”, ose “qengjat” dhe e shisnin me 85 euro gramin, ndërsa “Albani” ishte kanabisi me origjinë shqiptare, që kushtonte 2 euro për gramë, pasi ata operonin edhe me kanabisin e mbjellë në Greqi, që e quanin “kuajt e ngadaltë” dhe e shisnin me 2.5 euro gramin.

Kur dikush blinte një gramë hashash, kërkonte një “birrë të madhe” dhe kur dëshironte gjysmë, porosite një “birrë të vogël”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos