Një kabinë për pushuesit mbeti e djegur mesditën e së dielës në zonën turistike të Gjirit të Lalzit.
Kabina prej druri mori flakë menjëherë dhe dëmet brenda saj ishin shumë të mëdha. Ende janë të paqarta shkaqet e zjarrit në kabinë, por erërat në zonë dhe temperaturat e larta bënë që zjarri të përhapej me shpejtësi duke e shkatërruar totalisht kabinën.
Forcat zjarrfikëse në vendngjarja bënë të mundur lokalizimin e flakëve dhe fikjen e tyre. (A2 Televizion)