Qeni robot imiton kërcimin e famshëm të Mick Jagger

Nga A2 CNN
30 Tetor 2021, 12:57 | Showbiz

Inxhinierët e kompanisë “Boston Dynamics” kanë gjetur një mënyrë krejt të veçantë për të shënuar 40 vjetorin e daljes së treg të albumit “Tattoo you” të grupit britanik të rrokut Rolling Stones.

Ata arritën të sinkronizojnë qenin e tyre robot të quajtur Spot që të lëvizë dhe “këndojë”, njësoj si lideri Mick Jagger, në videon muzikore “Start Me Up” dhe rezultati ishte me të vërtetë i këndshëm.

Gjithashtu, kompania “trajnoi” dhe 3 qenë të tjerë që të rikrijojnë lëvizjes e anëtarëve të tjerë të grupit, Keith Richards, Ronnie Ëood and Charlie Watts. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos