Italiani Claudio Piccoli ka udhëtuar në të gjithë botën me një qëllim të vetëm, të fotografojë qentë duke luajtur me pronarët e tyre. Edhe pse mund të duket një pasion i çuditshëm, rezultati ka qenë një seri fotografish vërtet fantastike, ku qenë të ndryshëm kërcejnë në kufi të mundësive të tyre për të kapur lodrën që iu hedh i zoti.
Piccoli ka udhëtuar në Itali, Holandë, Francë, Mbretërinë e Bashkuar, Estoni, Izrael, Kanada, Gjermani, Itali, Belgjikë, Finlandë, Zvicër, Austri dhe Poloni dhe të gjitha fotografitë kanë një të përbashkët, qentë duket se janë më të lumturit në botë teksa luajnë me të zotët e tyre. (A2 Televizion)