Qeveria e Kosovës ‘zbut’ masën e sigurisë për mallrat serbe

Nga A2 CNN
10 Korrik 2023, 13:52 | Kosova
Qeveria e Kosovës ‘zbut’ masën e sigurisë për

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për lehtësimin e masës së sigurisë ndaj mallrave me origjinë nga Serbia. Oda Ekonomike e Kosovës ka konfirmuar për KosovaPress se qeveria këto ditë ka marrë vendim për heqjen e masës së sigurisë vetëm për mallrat e lëndës së parë dhe gjysmë produkte.

Kryetari i OEK-ut, Lulëzim Rafuna ka theksuar për KosovaPress se OEK-u është i njoftuar për heqjen e masës së sigurisë për mallrat e lëndës së parë dhe gjysmë produkte. Ndërkaq, nga Qeveria e Kosovës nuk janë përgjigjur për KosovaPress lidhur me 'zbutjen' e masës së sigurisë për mallrat serbe.

Masa e sigurisë për ndalimin e mallrave serbe ishte marrë më 14 qershor, atë ditë kur ishin rrëmbyer tre zyrtarët policorë të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/16/jane-ngarkuar-ne-shqiperi-kamionet-me-targa-serbe-bllokohen-edhe-ne-morine/
https://a2news.com/2023/06/15/radhe-te-gjata-ne-kufi-kamionet-me-mallra-presin-te-kalojne-kufirin-me-kosoven/

A2 CNN Livestream

Latest Videos