Bie qeveria libaneze, kryeministri jep dorëheqjen

Nga A2 CNN
10 Gusht 2020, 19:15 | Bota
Bie qeveria libaneze, kryeministri jep dorëheqjen

Qeveria e Libanit ka rënë pasi më shumë se një e treta e ministrave ka dhënë sot dorëheqjen nga ekzekutivi i drejtuar nga kryeministri Hassan Diab.

Në një deklaratë publike¸ kryeministri zyrtarizoi vendimin e tij për t’u dorëhequr që sipas komentuesve do të pranohet nga Aoun.

Edhe pse në të vërtetë pritet që dorëheqja e kabinetit të çojë thjesht në një riformatim të qeverisë, ka një presion gjithmonë më të madh ndaj deputeteve që të djegin mandatet e tyre, në mënyrë që të  shkohet në zgjedhje të parakohshme.

https://a2news.com/2020/08/09/situata-ne-liban-protesta-doreheqje-dhe-thirrje-per-solidaritet/

Bejruti ka qenë epiqendër e disa manifestimeve të dhunshme në sheshet kryesore, ku protestuesit e revoltuar kërkonin shpjegime nga qeveria për shpërthimin dramatik po aq sa ende misterioz të javës së kaluar në portin e qytetit, ku kanë humbur jetën të paktën 150 persona dhe mijëra të tjerë dergjen në spitalet e kryeqytetit libanez. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos