
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, reagoi në Twitter pas takimit me kryetarin e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.
Sipas Kim, në takim u diskutua “për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve përgjatë vitit të 100-vjetorit të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe për zbatimin e reformës në drejtësi, e cila mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe është e nevojshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”.
Gjithashtu, Kim tha se kishte diskutuar me Ballën mbi rolin institucional të Parlamentit.
Në ditët e fundit, ambasadorja amerikane është takuar edhe me kryetaren e Parlamentit, Lindita Nikolla, dhe kryetarin e grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj. Takimi me këtë të fundit shkaktoi edhe reagimin e Komisionit të Rithemelimit të PD-së, pasi Kim e quajti Alibeajn si kryetar në detyrë të partisë, ndërsa për ta, është vetëm kryetar i grupit parlamentar. (A2 Televizion)