Qeveria merr vendimin, akordon fond për kurimin e aktorit Genc Fuga

Nga A2 CNN
1 Gusht 2023, 21:19 | Aktualitet
Qeveria merr vendimin, akordon fond për kurimin e aktorit Genc Fuga

Ndonëse me disa ditë vonesë, qeveria ka marrë vendimin për të mbuluar shpenzimet e kurimit të aktorit Genci Fuga, i cili iu nënshtrua një operacioni të vështirë, për shkak të një goditje në tru.

Ishte bashkëshortja e aktorit të njohur, Eni Jani e cila para disa ditësh kërkoi ndihmën e miqve dhe kolegëve në rrjetet sociale për të kontribuar për mbledhjen e parave për operacionin e vështirë, i cili nuk mund të bëhej në spitalet shtetërore, por vetëm në ato private.

Nga ana tjetër, qeveria në mbledhjen e fundit ka miratuar vendimin për mbulimin e shpenzimeve të kurimit të aktorit Fuga, në vlerën 2 milionë lekë të reja.

Pas apelit të Janit, paratë në ndihmë të aktorit Fuga u mblodhën në kohë rekord përmes aplikacionit GoFundMe, ku shumë njerëz të njohur apo jo kuntribuan sipas mundësisë së tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos