Qeveria tërhiqet nga paketa antishpifje, OSBE: Jemi të kënaqur

Nga A2 CNN
24 Tetor 2022, 14:42 | Politikë
Qeveria tërhiqet nga paketa antishpifje, OSBE: Jemi të kënaqur

Përfaqësueseje e OSBE-së për lirinë e medias, Teresa Ribeiro, reagoi pas vendimit të qeverisë për t’u tërhequr nga paketa antishpifje, një projektligj që synonte rregullimin e lajmeve të rreme dhe dezinformimit, por që u kritikua së tepërmi nga ndërkombëtarët.

“Jam e lumtur që qeveria shqiptare tërhoqi nga agjenda parlamentare, draftet kontroverse të ligjit për median, të njohura si paketa antishpifje. i gjithë legjislacioni që ka të bëjë me median duhet të garantojë lirinë e medias në linjë me përkushtimet e OSBE-së dhe standardeve të tjera ndërkombëtare”, tha Ribeiro përmes një postimi në Twitter.

Disa ditë më parë, ishte kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili njoftoi tërheqjen nga kjo nismë e qeverisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos