
Konfirmimi i prezencës së varianteve të reja të Covid në vendin tonë, të cilat rezultojnë shumë herë më të transmetueshme se ato të mëparshmet, ka shtyrë autoritetet që të ripërsërisin thirrjet për vaksinimin e popullatës. Një thirrje e tillë është bërë edhe nga kryevaksinatori për rrethin e Shkodrës, që kanë qenë ndër rrethet me numrin më të lartë të infektimeve me Covid në vendin tonë.
Ky apel vjen edhe nga fakti se shifrat e vaksinimit deri me tani në rrethin e Shkodrës, nuk janë të tilla që të garantojnë një mbrojtje sa më të mirë ndaj Covid-it. Ndërsa aktualisht thuajse nuk ka kërkesa për marrjen e vaksinës.
Ndërkohë mjekët e familjes kanë nisur të hartojnë kalendarët përkatës me emrat e personave që nuk kanë kryer ende vaksinimet ndaj Covid me qëllim thirrjen dhe sensibilizimin e tyre. (A2 Televizion)