Qytetarët kundër marrëveshjes së Shtëpisë së Bardhë: Kemi sjellë Serbinë në Kosovë

Nga A2 CNN
8 Shtator 2020, 22:46 | Kosova
Qytetarët kundër marrëveshjes së Shtëpisë së

Qytetarët e Kosovës nuk e kanë mirëpritur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. “Nuk po na duket mirë, e kemi prurë vetë Serbinë në Kosovë, deri në detin Adriatik”, thotë Ejupi, një nga të intervistuarit nga Kosova Press.  

Mospajtimet e tyre kanë të bëjnë me pikën për liqenin e Ujmanit, teksa shprehen dhe kundër disa pikave të tjera. Mendim paksa të ndryshëm ka Rrahmani, edhe pse më në fund pajtohet.

“Nuk është për t’u lavdëruar, as për t’u kritikuar aq shumë, por Ujmani nuk është ndarë siç duhet, ndoshta nuk duhej ndarë fare. Rruga për në Shqipëri, pastaj, ka qenë ëndrra e Serbisë”, thotë ai, ndërsa të tjerë apelojnë për më shumë transparencë për vendime të tilla, edhe në sallën e Kuvendit në Prishtinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos