Qyteti i lashtë turk që po zhduket nën ujë

Nga A2 CNN
23 Shtator 2019, 14:59 | Fotolajme

Qyteti i vogël turk Hasankeyf, i vendosur në juglindje të vendit, ku shumica e popullsisë janë kurdë, është i dënuar të zhduket në muajt e ardhshëm, edhe pse njerëzit kanë banuar aty prej 12 mijë vitesh.

Një liqen artificial, pjesë e një projekti për një hidrocentral, do ta përmbyt totalisht. Diga, e cila do të jetë e dyta më e madhe në Turqi, merr ujë nga lumi Tigër, duke shkaktuar edhe protesta nga Iraku, pasi mund të krijojë mungesë të ujit të pijshëm atje.

Banorët e qytetit turk po zhvendosen në një zonë aty pranë, ku do të ngrihet Hasankeyf i ri, ndërsa artefaktet historike janë transportuar jashtë zonës së rrezikut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos