Qyteza ku ka më shumë mësues se nxënës, premtimi i politikës: Një vend për të luajtur domino

Nga A2 CNN
18 Prill 2023, 15:07 | Aktualitet

Dikur e konsideruar si një qytezë, me pallate dhe me disa qindra persona të punësuar në minierë dhe bujqësi, sot Mollasit në Kolonjë i ka mbetur vetëm emri i njëjtë me atë të dikurshmin.

Të moshuarit që kanë mbetur tregojnë për Mollasin e dikurshëm dhe atë që po jetojnë tani. “Kam këtu që në 1974. Këto pallate kanë qenë plot. Ne 3 familje jemi tani. Kam punuar në minierë 15 vjet. Këtu ishte lule, tani sikur ka rënë bomba”, shprehen banorët.

Pasojat e këtij shpopullimi po japin efekte edhe te brezi i ri dhe mbyllja e shkollave, ç’ka nuk lë shumë shpresë se situata mund të përmirësohet.

Ky shpopullim duket se u ka lehtësuar dhe kursyer premtimet edhe zyrtarëve lokalë në prag të zgjedhjeve, pasi premtimi i vetëm që i është bërë këtyre të moshuarve në Mollas, është një vend ku të luajnë domino. (A2 Televizion)

https://youtu.be/4ShcCmou-YA
https://a2news.com/2023/03/02/bujqesia-e-braktisur-nga-bankat-mori-me-pak-se-1-te-totalit-te-kredise-qe-u-dha-gjate-vitit-2022/
https://a2news.com/2023/04/13/roshanji-me-5-banore-braktisja-e-ka-kthyer-si-nje-fshat-te-bombarduar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos