Radhë të gjata makinash në Kakavijë dhe Kapshticë, grekët vijojnë të punojnë me një sportel

Nga A2 CNN
19 Gusht 2021, 11:06 | Aktualitet

Pranë pikës kufitare të Kakavijës në Gjirokastër mëngjesi i ditës së sotme ka shënuar fluks në rritje të emigrantëve të cilët kthehen pranë vendeve të tyre të punës në shtetin fqinj.

Qytetarët presin me orë të tëra, pasi pala greke aktualisht punon me vetëm një sportel. Kryerja e “rapid test”-it për koronavirusin në tokën greke është një nga arsyet kryesore që ndikon në vonesën e kufirit për emigrantët të cilët janë shprehur.

Radhë të gjata ka pasur edhe në Kapshticë, ku rreth 100 mjete kanë pritur gjatë për të kaluar drejt Greqisë, brenda të cilave ka edhe shumë fëmijë e të moshuar që duan të kalojnë kufirin. Edhe në këtë pikë kufitare shkak i vonesave vijon të bëhet puna e palës greke me 1 sportel.

A2 CNN ka mësuar se do të hapen 4 sportele në palën greke pas lajmërimit të palës shqiptare. Ndërkohë pala shqiptare po punon me 3 sportele në hyrje dhe 3 sportele në dalje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos