
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, ka shprehur vlerësimin e tij për vendin tonë, në ditën botërore humanitare, për vendimin që kanë marrë autoritetet për pritjen e afganëve që largohen nga vendi i tyre,
“Vlerësojmë gatishmërinë e Shqipërisë për të siguruar strehë për refugjatët afganë. Në vendet e prekura nga konflikti, mbijetesa e njerëzve shpesh varet nga ndihma humanitare. Populli afgan meriton të jetë në siguri dhe dinjitet”, shkroi Soreca në Twitter.
Rreth 1000 afganë pritet të vijnë në vendin tonë, të evakuuar nga ushtria amerikane. Ata do të qëndrojnë përkohësisht në Shqipëri, deri sa të pajisen me dokumentet për t’u transferuar përfundimisht në Shtetet e Bashkuara. (A2 Televizion)