
“Unë ndjehem i sigurt që Shqipëria nuk do të kalojë të njëjtën problematikë që kaloi në vjeshtë-dimrin e kaluar, por kjo nuk do të thotë që nuk duhen të marrë masa”. Kështu u shpreh në studion e Ditari në A2 CNN epidemiologu Taulant Muka. Këtë siguri, Muka e bazon tek imunitei natyral dhe vaksinimi. Sipas tij imuniteti natyral të mbron, por pikëpyetja është sesa do të zgjasë. Muka thekson gjithashtu se edhe rreziku i riinfektimit është shumë i ulët.
“Ishte surprizuese deklarata e OBSH se vaksina e ka më shumë efikasitet se virusi. Shqipëria ka përqindje të lartë të imunizuar që nuk e dimë sa zgjat ky imunitet. Besoj që Shqipëria dhe Kosova pritet të kenë një mur mbrojtës. Antitrupat janë vetëm një pjesë e imunitetit që gëzon një individ. Është e rëndësishme të përmirësojmë trajtimin se variantet ndryshojnë. Ka shumë studime që tregojnë që rinfektimi si rrezik është shumë i ulët për periudha edhe më shumë se 1 vit, imuniteti natyral të mbron pikëpyetja është sa do të zgjasë, 1 vit e gjysmë dy apo 3 vjet? Memoria imunitare mund të zgjasë më shumë se 2-3 vjet se të mbron nga rrezikshmëria. Faktori i dytë më i madh i rrezikut ishte sindroma e frikës”.
Në ditët e fundit në vendin tonë dhe në Kosovë është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve nga koronavirusi, për të cilët Muka rendit disa faktorë, ndërsa shprehet se është i paqartë nga vijnë këto raste. Ai thotë se ajo që duhet marrë në konsideratë janë parametrat e shtrimeve spitalore.
“Ka rritje në pjesën më të madhe të Europës. Shqipëria dhe Kosova kanë fluks emigrantësh që po vijnë pas asnjë masë dhe kjo ka ndikuar në situatën epidemiologjike, periudha e dasmave dhe kultura jonë e dasmave është e ndryshme në krahasim me vendet e tjera. Jam i surprizuar nga numri i rasteve dhe e kam të paqartë si procedohet me testimet, ka rritje të testimeve. Nuk e dimë nga vijnë këto raste. Janë persona që vijnë apo nga ata që testohen që ikin, parametrat janë shtrimet spitalore, ne kemi 54 shtrime”. (A2 Televizion)