Radikalizmi te fëmijët, linjë e posaçme denoncimi për dhunën e terrorizmit

Nga A2 CNN
23 Mars 2023, 15:50 | Sociale
Radikalizmi te fëmijët, linjë e posaçme denoncimi për

Prej më shumë se dy vitesh, në Shqipëri ka një linjë telefonike dedikuar luftës ndaj terrorizmit radikal fetar. Një fenomen që prej 10 vitesh ka prekur edhe vendin tonë, po tenton gjithmonë e më tepër të rekrutojë adoleshentët.

Në numrin 0800 4545, sipas drejtueses ekzekutive të linjës së këshillimit për gra dhe vajza, Iris Luarasi, kanë mbërritur mbi 400 telefonata. “Janë mësues e psikologw që kanë kërkuar informacion mbi sjelljet e fëmijëve si dhe prindër të shqetësuar. Kemi trajtuar edhe 25 familjet e kthyera nga Siria me mbështetje psiko-sociale”, u shpreh ajo.

Por çfarë i shtynë shqiptarët të mashtrohen nga grupet ekstremiste? “U premtojnë jetë luksoze, shkolla të shtrenjta për fëmijët, bashkëjetesë me komunitetin e tyre në paqe dhe harmoni”, theksoi Luarasi.

Promovimi më i madh i radikalizmit fetar po kryhet në rrjetet sociale. “Adoleshentët janë të rrezikuar nga TikTok, joshen nëpërmjet videove. Kemi pasur dhe raste konkrete duke arrestuar dy vëllezër që nxisnin moshat mbi 13 vjeç”, theksoi zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko. Destinacioni kryesor i të rekrutuarve mbetet Siria, ku familjarët e burrave të vrarë në luftën e ISIS mbeten kampet Al Hol dhe Roxh. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/10/27/riatdhesimi-i-shqiptareve-nga-siria-nena-ritakohet-me-te-birin-pas-6-vitesh/
https://a2news.com/2020/10/27/mbesa-nuk-pranon-te-kthehet-ne-shqiperi-gjysherit-nuk-eshte-e-radikalizuar-ka-frike/

A2 CNN Livestream

Latest Videos