30 ditë paraburgim për spiunin e Serbisë, prokuroria: Sheholli informoi BIA-n për sekretet e Kosovës

Nga A2 CNN
10 Tetor 2025, 22:11 | Ballkani

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë masën e paraburgimit me 30 ditë për Fatmir Shehollin, që akuzohet se ka kryer veprën penale të spiunazhit.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, sepse nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku i arratisjes”, theksohet në vendim, ndërsa Gjykata shton se “vepra penale e cila i ngarkohet të pandehurit F.SH. bën pjesë në kuadër të kapitullit të veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, e cila veçanërisht rrezikon institucionet dhe funksionimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se Sheholli, i kishte dhënë Shërbimit të Inteligjencës Serbe (BIA) informacione për gjendjen dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos