Ambasadori shqiptar konfirmon për "Off the Record": Asnjë shqiptar nuk ka humbur jetën në tragjedinë e Koçanit

Nga A2 CNN
16 Mars 2025, 22:35 | Ballkani

Ambasadori shqiptar konfirmon për "Off the Record": Asnjë

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, në një reagim për “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2CNN, ka konfirmuar se teksa vazhdon procesi i identifikimit të viktimave, nuk ka asnjë shtetas shqiptar që të ketë humbur jetën në diskotekën e Koçanit.

Konfirmohet gjithashtu që tëpaktën deri më tani nuk ka as shtetas shqiptarë të lënduar.

Ambasadori Meidani konfirmoi ndihmën e ofruar nga Shqipëria, por deri më tani Shkupi zyrtar nuk ka pranuar asnjë ndihmë.

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut njofton se të plagosurit po trajtohen në spitalin e Koçanit, ndërsa të dëmtuarit rëndë në Shkup. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos